Programi  përmbajtës qendror nga vizita apostolike e Shenjtërisë së tij Papa Françesku në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mesha e shenjtë u bë në Sheshin “Maqedonia”, në praninë e përfaqësuesve të lartë shtetërore, në mesin e të cilëve presidenti Gjorgje Ivanov, kryeministri Zaev dhe ministra pjesëtarë të Qeverisë së RMV-së, të korit diplomatik dhe sektorit civil.

Para mijërave besimtarëve të pranishëm me meshën e shenjtë në celebrim Papa Françesku,  në shoqërinë e kardinalëve dhe ipshekve, si dhe klerikëve të Peshkopatë së Shkupit të Kishës Katolike të Maqedonisë së Veriut.

Pas leximit të disa pjesëve të ungjillit të etërve të shenjtë dhe pas lutjeve që transmetohen nga liturgjia e shenjtë gjatë përgatitjes së kungimit të shenjtë, Papa Franeçeski besimtarëve u dha mesazhin nga predikimi, përkatësisht nga fjalimi  ku theksoi se Perëndia erdhi t’i jep jetë botës, duke  na ftuar të kalojmë në një horizont të ri që vjen Jezusi, në Tryezën e Bukëve    ai iu tha “Kush pi nga uji që do t’i jap unë nuk do të ketë më kurrë etje përjetë; por uji që unë do … Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë.

“Të themi fuqishëm dhe pa frikë: jemi të uritur, O Perëndi…Jemi të uritur, Perëndi, për bukën e Fjalës tënde të aftë të hap mbylljet tona dhe vetminë tonë; të uritur jemi, O Perëndi për vëllazërinë, ku indiferenca, diskreditimi, shpifja, nuk do të mbushin tryezat tina u dhe nuk do të kenë vend në shtëpinë tonë. Jemi të uritur, për të takuar  ku Fjala jote do të jetë në gjendje ta ngjallë shpresën dhe ndjeshmërinë, të ngushëlloj zemrën duke hapur rrugët e transformimit dhe drejtimit”, porositi Papa Françesku në fjalimin e tij gjatë kohës së shërbesës së shenjtë kishtare.

Papa Françesku theksoi se gjatë çdo Eukarist, kungim i shenjtë, Perëndia copëtohet dhe ndahet me ne, ashtu na fton edhe neve të copëtohemi dhe ndahemi bashkërisht me Të: “Të jemi pjesë e mrekullisë së Perëndisë i cili dëshiron të arrijë dhe të prek çdo cep të këtij qytetit, të këtij vendi me përkëdhelje dhe ngushëllim”porositi në fjalimin e tij Papa Françesku gjatë Meshës së Shenjtë në kuadër të vizitës apostolike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Апостолска посета на Папата Франциск на Република Северна Македонија [07.05.2019]