MESHA E SHENJTË E PAPA FRANÇESKUT
Meshën e shenjtë do të mund ta përcjellin të gjithë qytetarët e interesuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarë të tjerë nga bota, të cilët paraprakisht do të paraqiten dhe do të marrin biletat hyrëse.
Për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, regjistrimi hapet më 22 prill, në Famullitë katolike në vijim:
- Shkup: Katedralja “Zemra e Shenjtë e Krishtit”
- Strumicë: Katedralja “Zonja e Bekuar” dhe “Shën Gjon Pagëzuesi”
- Rajoni i Strumicës: Radovo, Sekrinik, Nova Maala, Petralincë, Saraj, Çanaklia
- Gjevgjeli
- Bogdanci
- Kumanovë
- Shtip
- Manastir
- Ohër

Rregullat e sjelljes gjatë “Meshës së Shenjtë”
– kur Ati i Shenjtë do të parakalojë në mesin e të pranishmëve, nuk lejohet hedhja e çfarëdo lloj sendeve, madje as edhe lule;
– gjatë kremtimit të “Meshës së Shenjtë”, nuk lejohen duartrokitjet dhe ovacionet.
Ве молиме почитувајте ја зоната која е испишана на вашата влезница и пронајдете го точниот влез од каде треба да пристапите кон истата.

UDHËZIME ME RASTIN E АRDHJES SË PAPA FRANÇESKU NË SHKUP MË 7 MAJ 2019
- Ju informojmë se autobusët dhe automobilat personal[ të kenë shenjë për tu dalluar (rekomandojmë që të jetë logoja zyrtare e vizitës). Në hyrjet e qytetit do të ketë policë të cilët do t’iu orientojnë drejt parkingjeve, ku do t’ju presin vullnetarë dhe nëse keni nevojë do t’iu udhëzojnë nga sheshi ku mbahet Mesha e Shenjtë e Papës Françesku. Përveçse në parking, automobilat personal do të mund t’i parkoni edhe në vende të tjera, me udhëzim të policëve.
- Pjesëmarrësit duhet të arrijnë në Shkup më së voni në ora 6:00 a.m. Në këtë kohë duhet të arrihet për shkak të kontrolleve të sigurisë, të cilat do të bëhen nëpër rrugë, ndërsa nga ora 7:00 a.m, rrugët në pjesën qendrore të qytetit do të jenë të mbyllura për komunikacion.
- Hyrja në hapësirat ku mbahet Mesha e Shenjtë do të jetë e hapur nga ora 6:00 a.m deri në orën 9:00 a.m dhe të gjithë pjesëmarrësit e paraqitur deri në këtë kohë duhet të jenë në shesh.
- Në Sheshin “Maqedonia” ku mbahet Mesha e Shenjtë, do të mund të hyjnë vetëm pjesëmarrësit e paraqitur me bileta, të cilat paraprakisht i kanë marrë gjatë regjistrimit ose nga udhëheqësi i grupit.
- Para hyrjes në vendin e mbajtjes së Meshës së Shenjtë do të ketë kontroll policor, ku çdo i pranishëm duhet ta respektojë sjelljen dhe rregullat e parapara.
Është e ndaluar:
- mbajtja e mjeteve eksplozive, mjetet piroteknike (shkrepse, pushkaliqe, shashka, kapsolla, fishekzjarre etj.) tretje dhe substanca djegëse, spërkatës dhe shishe me presion, armë zjarri dhe armë të ftohta (thika, të gjitha llojet e gjësendeve metalike, shufra, thupra, zinxhirë, gërshërë, brisqe, komplete për manykir, takëm për ushqim etj.);
- gjësende të përshtatshme për lëndim dhe vetëlëndim;
- ushqime dhe pije me ambalazhime metalike dhe qelqi:
- të gjitha llojet e pijeve alkoolike dhe çadra;
- transparente dhe flamuj me dimensione të mëdha,
Të gjithë pjesëmarrësit me vete duhet të kenë:
- biletat hyrëse dhe dokumentet personale identifikuese (priftërinjtë dhe besimtarët/ pjesëmarrësit): letërnjoftim (për pjesëmarrësit nga Maqedonia) ose pasaportë (për pjesëmarrësit jashtë Maqedonisë);
- librezën e shëndetësisë dhe historia e sëmundjes për të sëmurit kronik, edhe medikamentet e domosdoshme të cilat i përdorin;
- ujë, lëngje freskuese me ambalazhim plastik të tejdukshëm, nëse merrni ushqim ai duhet të jetë me ambalazhim kartoni ose letre;
- rekomandojmë mantel kundër shiut, për mbrojtje nga reshjet eventuale;
Rekomandime:
- të pranishmit me vete duhet të mos mbajnë shuma të mëdha parash ose mjete me vlerë të lartë, për shkak të mundësisë së plaçkitjes ose humbjes së tyre;
- të përcillet parashikimi i motit dhe të kenë veshjen e përshtatshme konform motit dhe rregullave të Kodit të veshjes për kremtën e “Meshës së Shenjtë”;
- të respektohen udhëzimet e dhëna të udhëheqësit të programit, vullnetarëve dhe policisë;
- nëse dikush ka nevojë për ndihmë shëndetësore duhet t’i drejtohet vullnetarit që ka më afër (i cili është me shenjë të dukshme).