TAKIMI ME PRIFTËRINJTË, FAMILJET E TYRE DHE BESIMTARËT
Në Katedrale do të mund të hyjnë vetëm: ipeshkvit, priftërinjtë (dhe familjet e tyre) murgjit dhe murgeshat, gjakonët, të cilët janë të paraqitur për këtë ngjarje me dëftimin e biletës hyrëse.
Të gjithë pjesëmarrësit e takimit në Katedralen “Zemra e Shenjtë e Krishtit” më së voni duhet të jenë deri në ora 15:30 p.m.
Rekomandime për Autoritetet Fetare
Në Katedrale do të mund të hyjnë vetëm: ipeshkvit, priftërinjtë (dhe familjet e tyre) murgjit dhe murgeshat, gjakonët, të cilët janë të paraqitur për këtë ngjarje me dëftimin e biletës hyrëse. Të gjithë pjesëmarrësit e takimit në Katedralen “Zemra e Shenjtë e Krishtit” më së voni duhet të jenë deri në ora 15:30 p.m.
Qytetarët e huaj duhet të plotësojnë aplikacionin më poshtë, dhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë Veriore, regjistrimi hapet më 22 prill, në vendet e listuara më poshtë.
Famullitë katolike:
- Shkup: Katedralja “Zemra e Shenjtë e Krishtit”
- Strumicë: Katedralja “Zonja e Bekuar” dhe “Shën Gjon Pagëzuesi”
- Rajoni i Strumicës: Radovo, Sekrinik, Nova Maala, Petralincë, Saraj, Çanaklia
- Gjevgjeli
- Bogdanci
- Kumanovë
- Shtip
- Manastir
- Ohër
Peshkopët, priftërinjtë (dhe familjet e tyre), murgjit, murgeshat dhe teologët nga Republika e Maqedonisë Veriore dhe bota që do të nënshkruajnë dhe marrin një biletë do të jenë në gjendje të marrin pjesë në takimin e Papa Françeskut me të bekuarit. Biletat janë falas për të gjithë. Për qytetarët e Republikës së Maqedonisë Veriore, regjistrimi hapet më 22 prill, në vendet e mëposhtme:

Rekomandimet për Autoritet Fetare
- çdo prift duhet të ketë me vete veshjen e përshtatshme liturgjike për celebrim; albi dhe shtola me ngjyrë të bardhë pa të cilën nuk mund të marrë pjesë në meshë;
- priftërinjtë pjesëmarrës gjatë meshës e kanë të ndaluar përdorimin e çdo mjeti filmimi- inçizmi, siç janë celularët, kamerat etj.;
- të gjithë ipeshkvit dhe priftërinjtë të cilët marrin pjesë në “Meshën e Shenjtë” duhet të jenë të pranishëm në hapësirën për priftërinjtë (menjëherë pranë skenës) ku përgatiten për Meshën e Shenjtë;
- të gjitha rekomandimet të cilat iu drejtohen pjesëmarrësve të tjerë, gjithashtu vlejnë edhe për autoritetet kishtare, me theks të veçantë në respektimin e obligueshëm të rregullave liturgjike dhe rregullave aktuale të Zyrës së Vatikanit për përgatitjet liturgjike të udhëtimeve të Papës;
UDHËZIME ME RASTIN E АRDHJES SË PAPA FRANÇESKU NË SHKUP MË 7 MAJ 2019
- Ju informojmë se autobusët dhe automobilat personal[ të kenë shenjë për tu dalluar (rekomandojmë që të jetë logoja zyrtare e vizitës). Në hyrjet e qytetit do të ketë policë të cilët do t’iu orientojnë drejt parkingjeve, ku do t’ju presin vullnetarë dhe nëse keni nevojë do t’iu udhëzojnë nga sheshi ku mbahet Mesha e Shenjtë e Papës Françesku. Përveçse në parking, automobilat personal do të mund t’i parkoni edhe në vende të tjera, me udhëzim të policëve.
- Pjesëmarrësit duhet të arrijnë në Shkup më së voni në ora 6:00 a.m. Në këtë kohë duhet të arrihet për shkak të kontrolleve të sigurisë, të cilat do të bëhen nëpër rrugë, ndërsa nga ora 7:00 a.m, rrugët në pjesën qendrore të qytetit do të jenë të mbyllura për komunikacion.
- Hyrja në hapësirat ku mbahet Mesha e Shenjtë do të jetë e hapur nga ora 6:00 a.m deri në orën 9:00 a.m dhe të gjithë pjesëmarrësit e paraqitur deri në këtë kohë duhet të jenë në shesh.
- Në Sheshin “Maqedonia” ku mbahet Mesha e Shenjtë, do të mund të hyjnë vetëm pjesëmarrësit e paraqitur me bileta, të cilat paraprakisht i kanë marrë gjatë regjistrimit ose nga udhëheqësi i grupit.
- Para hyrjes në vendin e mbajtjes së Meshës së Shenjtë do të ketë kontroll policor, ku çdo i pranishëm duhet ta respektojë sjelljen dhe rregullat e parapara.
Është e ndaluar:
- mbajtja e mjeteve eksplozive, mjetet piroteknike (shkrepse, pushkaliqe, shashka, kapsolla, fishekzjarre etj.) tretje dhe substanca djegëse, spërkatës dhe shishe me presion, armë zjarri dhe armë të ftohta (thika, të gjitha llojet e gjësendeve metalike, shufra, thupra, zinxhirë, gërshërë, brisqe, komplete për manykir, takëm për ushqim etj.);
- gjësende të përshtatshme për lëndim dhe vetëlëndim;
- ushqime dhe pije me ambalazhime metalike dhe qelqi:
- të gjitha llojet e pijeve alkoolike dhe çadra;
- transparente dhe flamuj me dimensione të mëdha,
Të gjithë pjesëmarrësit me vete duhet të kenë:
- biletat hyrëse dhe dokumentet personale identifikuese (priftërinjtë dhe besimtarët/ pjesëmarrësit): letërnjoftim (për pjesëmarrësit nga Maqedonia) ose pasaportë (për pjesëmarrësit jashtë Maqedonisë);
- librezën e shëndetësisë dhe historia e sëmundjes për të sëmurit kronik, edhe medikamentet e domosdoshme të cilat i përdorin;
- ujë, lëngje freskuese me ambalazhim plastik të tejdukshëm, nëse merrni ushqim ai duhet të jetë me ambalazhim kartoni ose letre;
- rekomandojmë mantel kundër shiut, për mbrojtje nga reshjet eventuale;
Rekomandime
- të pranishmit me vete duhet të mos mbajnë shuma të mëdha parash ose mjete me vlerë të lartë, për shkak të mundësisë së plaçkitjes ose humbjes së tyre;
- të përcillet parashikimi i motit dhe të kenë veshjen e përshtatshme konform motit dhe rregullave të Kodit të veshjes për kremtën e “Meshës së Shenjtë”;
- të respektohen udhëzimet e dhëna të udhëheqësit të programit, vullnetarëve dhe policisë;
- nëse dikush ka nevojë për ndihmë shëndetësore duhet t’i drejtohet vullnetarit që ka më afër (i cili është me shenjë të dukshme).