TAKIM NDËRFETAR DHE EKUMENIK ME TË RINJTË

Në këtë takim ndërfetar dhe ekumenik të të rinjve me Papa Françeskun do të mund të marrin pjesë të gjithë të rinjtë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga e gjithë bota, të cilët paraprakisht do të paraqiten dhe do të marrin bileta hyrëse.

Rekomanim për Pjesëmarrësit e Takimit Ndërfetar dhe Ekumenik me të Rinjtë

Në këtë takim ndërfetar dhe ekumenik të të rinjve me Papa Françeskun do të mund të marrin pjesë të gjithë të rinjtë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga e gjithë bota, të cilët paraprakisht do të paraqiten dhe do të marrin bileta hyrëse.

Në këtë mbledhje ekumenike dhe ndërfetare të të rinjve me Papa Françeskun do të mund të marrin pjesë të gjithë të rinjtë nga Republika e Maqedonisë Veriore dhe bota që do të aplikojnë më parë dhe do të marrin një biletë. Biletat janë falas për të gjithë. Për qytetarët e Republikës së Maqedonisë Veriore, regjistrimi hapet më 22 prill, në vendet e mëposhtme

Për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, regjistrimi hapet më 22 prill, në Famullitë katolike në vijim:

  • Shkup: Katedralja “Zemra e Shenjtë e Krishtit”
  • Strumicë: Katedralja “Zonja e Bekuar” dhe “Shën Gjon Pagëzuesi”
  • Rajoni i Strumicës: Radovo, Sekrinik, Nova Maala, Petralincë, Saraj, Çanaklia
  • Gjevgjeli
  • Bogdanci
  • Kumanovë
  • Shtip
  • Manastir
  • Ohër

UDHËZIME ME RASTIN E АRDHJES SË PAPA FRANÇESKU NË SHKUP MË 7 MAJ 2019

  1. Ju informojmë se autobusët dhe automobilat personal[ të kenë shenjë për tu dalluar (rekomandojmë që të jetë logoja zyrtare e vizitës). Në hyrjet e qytetit do të ketë policë të cilët do t’iu orientojnë drejt parkingjeve, ku do t’ju presin vullnetarë dhe nëse keni nevojë do t’iu udhëzojnë nga sheshi ku mbahet Mesha e Shenjtë e Papës Françesku. Përveçse në parking, automobilat personal do të mund t’i parkoni edhe në vende të tjera, me udhëzim të policëve.
  2. Pjesëmarrësit duhet të arrijnë në Shkup më së voni në ora 6:00 a.m. Në këtë kohë duhet të arrihet për shkak të kontrolleve të sigurisë, të cilat do të bëhen nëpër rrugë, ndërsa nga ora 7:00 a.m, rrugët në pjesën qendrore të qytetit do të jenë të mbyllura për komunikacion.
  3. Hyrja në hapësirat ku mbahet Mesha e Shenjtë do të jetë e hapur nga ora 6:00 a.m deri në orën 9:00 a.m dhe të gjithë pjesëmarrësit e paraqitur deri në këtë kohë duhet të jenë në shesh.
  4. Në Sheshin “Maqedonia” ku mbahet Mesha e Shenjtë, do të mund të hyjnë vetëm pjesëmarrësit e paraqitur me bileta, të cilat paraprakisht i kanë marrë gjatë regjistrimit ose nga udhëheqësi i grupit.
  5. Para hyrjes në vendin e mbajtjes së Meshës së Shenjtë do të ketë kontroll policor, ku çdo i pranishëm duhet ta respektojë sjelljen dhe rregullat e parapara.

Është e ndaluar:

  • mbajtja e mjeteve eksplozive, mjetet piroteknike (shkrepse, pushkaliqe, shashka, kapsolla, fishekzjarre etj.) tretje dhe substanca djegëse, spërkatës dhe shishe me presion, armë zjarri dhe armë të ftohta (thika, të gjitha llojet e gjësendeve metalike, shufra, thupra, zinxhirë, gërshërë, brisqe, komplete për manykir, takëm për ushqim etj.);
  • gjësende të përshtatshme për lëndim dhe vetëlëndim;
  • ushqime dhe pije me ambalazhime metalike dhe qelqi:
  • të gjitha llojet e pijeve alkoolike dhe çadra;
  • transparente dhe flamuj me dimensione të mëdha,

Të gjithë pjesëmarrësit me vete duhet të kenë:

  • biletat hyrëse dhe dokumentet personale identifikuese (priftërinjtë dhe besimtarët/ pjesëmarrësit): letërnjoftim (për pjesëmarrësit nga Maqedonia) ose pasaportë (për pjesëmarrësit jashtë Maqedonisë);
  • librezën e shëndetësisë dhe historia e sëmundjes për të sëmurit kronik, edhe medikamentet e domosdoshme të cilat i përdorin;
  • ujë, lëngje freskuese me ambalazhim plastik të tejdukshëm, nëse merrni ushqim ai duhet të jetë me ambalazhim kartoni ose letre;
  • rekomandojmë mantel kundër shiut, për mbrojtje nga reshjet eventuale;

Rekomandime

  • të pranishmit me vete duhet të mos mbajnë shuma të mëdha parash ose mjete me vlerë të lartë, për shkak të mundësisë së plaçkitjes ose humbjes së tyre;
  • të përcillet parashikimi i motit dhe të kenë veshjen e përshtatshme konform motit dhe rregullave të Kodit të veshjes për kremtën e “Meshës së Shenjtë”;
  • të respektohen udhëzimet e dhëna të udhëheqësit të programit, vullnetarëve dhe policisë;
  • nëse dikush ka nevojë për ndihmë shëndetësore duhet t’i drejtohet vullnetarit që ka më afër (i cili është me shenjë të dukshme).

Ju lutemi kujdesuni për higjienën në vendin ku qëndroni!