Kryepeshkopi i kishës Katolike Romake, Papa Françesku në kuadër të vizitës Apostolike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pas pritjes zyrtare  dhe takimin me përfaqësuesit e kreut shtetëror, Presidentin e shtetit Gjorgje Ivanov dhe Kryetarin e Qeverisë, Zoran Zaev, vizituan Shtëpinë Përkujtimore “ Nënë Tereza”, ku u takuan me përfaqësuesit më të lartë të Kishës Ortodokse të Maqedonisë, Bashkësisë Fetare Islame dhe komuniteteve të tjera fetare, udhëheqësit fetar, familjarë të Nënë Terezës dhe qytetarë nga kategoritë e prekura.

Në Shtëpinë Përkujtimore, “Nënë Tereza”, Papa Françesku u prit, nga Motra kryesore dhe tri motrat e Motrave misionare të Vullnetit të Zotit, Rendit të Nënë Terezës dhe një fëmijë që i dhuroi tufë lulesh.

Papa Françesku u lut para relikteve të Nënë Terezës të ekspozuara në altarin e kapellës së Qendrës përkujtimore të Nënë Terezës. “Lutemi, Shën Nënë Tereza, Nëna e të varfërve, përfaqësimi jot dhe ndihma jote, këtu në qytetin tënd të lindjes, ku ishte shtëpia jote. Këtu keni marrë dhuratën e rilindjes të sekreteve të shenjta të nxitjes krishtere. Këtu i dëgjuat fjalët e para të fesë në familjen tënde dhe në komunitetin e besimtarëve. Këtu mësove nga prindërit e tu t’i duash dhe t’i ndihmosh  ata të cilët kanë më së shumti nevojë”, tha ndër të tjera në lutjen e tij Ati i Shenjtë Papa Françesku.

Апостолска посета на Папата Франциск на Република Северна Македонија [07.05.2019]