Kryepeshkopi i Kishës Katolike Romake, Papa Françesku në kuadër të vizitës historike në shtetin tonë, Maqedonia e Veriut pas Meshës së Shenjtë,celebrimi i së cilës u bë në Sheshin “Maqedonia”, në Famullinë “Zemra e Krishtit” kishte takimin ndërfetar dhe ekumenik me të rinjtë që shfaqën interes nga vendi dhe bota.

Papa Françesku dëgjoi rrëfimet e disa besimtarëve të rinj të konfeksionit ortodoks, mysliman dhe katolik dhe pastaj iu përgji pyetjeve të të rinjve për ëndërrat e jetës, duke ju dhënë porosi dhe këshilla mos heqen dorë nga synimet e tyre, të komunikojnë me njëri-tjetrin dhe të kujdesen për më të moshuarit.

“Në rrëfimet dhe pyetjet tuaja shoh shqetësim, ëndrra, gjurmim, e gjithë ajo që duhet për një terren të suksesshëm për të bërë gjëra madhore në jetët tuaja. Më ngjall shpresën kjo që shoh, të rinj të cilët paraprakisht kanë hequr etiketimet dhe nuk duan t’ia dinë për ndarjet e së kaluarës dhe jetojnë të tanishmen për të ecur përpara”, porositi Ati i Shenjtë në takimin ndërfetar dhe ekumenik në Famullinë “Zemra e Krishtit”.

Shenjtëria e Tij Papa Françesku u takua edhe me priftërinjtë, familjarët e tyre, murgeshat dhe murgjit nga Kisha Katolike e vendit tonë. “Nuk do të doja ta abuzoj personalitetin e saj, por ky vend botës dhe Kishës i dhuroi Nënë Terezë. Shumica ishin paqësor nga butësia e shikimit të saj, të ngushëllyer nga mëshira e saj, të çliruar nga shpresa e saj dhe të ushqyer nga guximi dhe besimi i saj, e aftë të jep ndjenjën edhe më të harruarve se nuk janë të harruar para Perëndisë. Historinë e shkruajnë ata të cilët nuk kanë frikë jetën e tyre ta harxhojnë për dashurinë ndaj të afërmve”, porositi Shenjtëria e Tij Papa Françesku në takimin në Kishën Katolike.