Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot pasdite përcolli në aeroport Shenjtërinë e Tij Papa Françeskun, i cili ishte në vizitë njëditore, vizitë historike në vendit tonë.

Апостолска посета на Папата Франциск на Република Северна Македонија [07.05.2019]

Në përcjelljen e tij, kryeministri Zaev Atit të Shenjtë Papa Françeskut i dhuroi një freskë nga shekulli i VI ose i VII, nga lokaliteti arkeologjik “Kalaja e Vinicës”. Në këtë freskë është i aplikuar Kryqi Triumfues i Perandorit bizantin Konstantin, i cili ka legalizuar Krishterimin me Ediktin e Milanos tëa vitit 313. Papa Françesku dhe delegacioni shoqërues i Kishës Katolike dhe Vatikanit, përmbyllën vizitën me program të pasur, i cili përfshiu takime me kreun e shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, takim me të varfërit, me priftërinjtë dhe besimtarët e Kishës Katolike të vendit tonë, si dhe Meshën e Shenjtë në të cilën morën pjesë me mijëra qytetarë nga vendi, rajoni dhes Evropa.