Vizita apostolike e Shenjtërisë së Tij Papa Françeski në Republikën e Maqedonisë së Veriut

7 Maj 2019

Kryeministri Zaev përcolli Papa Françeskun me ftesë sërish ta vizitojë vendin tonë, duke i dhurar freskë nga Kalaja e Vinicës me Kryqin Triumfues të Konstantinit të Madh

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot pasdite përcolli në aeroport Shenjtërinë e Tij Papa Françeskun, i cili ishte në vizitë njëditore, vizitë historike në vendit tonë. https://www.flickr.com/photos/vladamk/albums/72157678111696617...

Takimi ndërfetar dhe ekumenik i Shenjtërisë së Tij Papa Françesku me të rinjtë dhe priftërinjtë: Historinë e shkruajnë ata të cilët nuk kanë frikë jetën e tyre ta harxhojnë për dashurinë ndaj të arëfmve

Kryepeshkopi i Kishës Katolike Romake, Papa Françesku në kuadër të vizitës historike në shtetin tonë, Maqedonia e Veriut pas Meshës së Shenjtë,celebrimi i së cilës u bë në Sheshin “Maqedonia”, në Famullinë “Zemra e Krishtit” kishte takimin ndërfetar dhe ekumenik me të...

Shkëlqesia e tij Papa Françesku në Qendrën Perkujtimore,”Nënë Tereza”: Shën Nënë Tereza lutu për këtë qytet, për këtë popull për këtë kishë dhe për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të ndjekin Krishtin

Kryepeshkopi i kishës Katolike Romake, Papa Françesku në kuadër të vizitës Apostolike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pas pritjes zyrtare  dhe takimin me përfaqësuesit e kreut shtetëror, Presidentin e shtetit Gjorgje Ivanov dhe Kryetarin e Qeverisë, Zoran...

APELI I IPESHKVIT KIRO STOJANOV ME RASTIN E VIZITËS SË PAPËS FRANÇESKU

Të dashur besimtarë dhe të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Lajmin për arritjen e Atit të Shenjtë për vizitën në vendin tonë e prita me gëzim të madh dhe falënderim ndaj Zotit, Hyjit tonë, besoj se edhe qytetarët e vendit tonë, para se gjithash besimtarët katolik këtë lajm e pritën me ngazëllim të madh.

MESHA E SHENJTË E PAPA FRANÇESKUT NË SHESHIN “MAQEDONIA” SHKUP

Meshën e shenjtë do të mund ta përcjellin të gjithë qytetarët e interesuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarë të tjerë nga bota, të cilët paraprakisht do të paraqiten dhe do të marrin biletat hyrëse.

TAKIM NDËRFETAR DHE EKUMENIK ME TË RINJTË

Në këtë takim ndërfetar dhe ekumenik të të rinjve me Papa Françeskun do të mund të marrin pjesë të gjithë të rinjtë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga e gjithë bota, të cilët paraprakisht do të paraqiten dhe do të marrin bileta hyrëse.

TAKIMI ME PRIFTËRINJTË, FAMILJET E TYRE DHE BESIMTARËT

Në takimin e Papës Françesku me besimtarët do të mund të marrin pjesë ipeshkvit, priftërinjtë (dhe familjet e tyre), murgjit, murgeshat dhe gjakonët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga e gjithë bota, të cilët paraprakisht do të paraqiten dhe do të marrin bileta hyrëse.