Vizita apostolike e Shenjtërisë së Tij Papa Françeski në Republikën e Maqedonisë së Veriut

7 Maj 2019

Papa Françesku mori pjesë në celebrimin e Meshës së Shenjtë në Sheshin “Maqedonia”: Të jemi pjesë e mrekullisë së Perëndisë i cili dëshiron të arrijë dhe të prek çdo cep të këtij qytetit, të këtij vendi me përkëdhelje dhe ngushëllim

Programi  përmbajtës qendror nga vizita apostolike e Shenjtërisë së tij Papa Françesku në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mesha e shenjtë u bë në Sheshin “Maqedonia”, në praninë e përfaqësuesve të lartë shtetërore, në mesin e të cilëve presidenti Gjorgje...

Kryeministri Zaev për vizitën e Papa Françeskut: Kjo vizitë historike është mirënjohje e madhe për vendin që Maqedonia e Veriut zuri në unionin global të vendeve progresive

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbajti konferencë për shtyp për mediat e vendit dhe të huaja me rastin e vizitës Apostulike të Papa Françeskut në vendin tonë. Deklaratën e Kryeministrit Zaev në këtë kumtesë ua përcjellim në mënyrë...

APELI I IPESHKVIT KIRO STOJANOV ME RASTIN E VIZITËS SË PAPËS FRANÇESKU

Të dashur besimtarë dhe të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Lajmin për arritjen e Atit të Shenjtë për vizitën në vendin tonë e prita me gëzim të madh dhe falënderim ndaj Zotit, Hyjit tonë, besoj se edhe qytetarët e vendit tonë, para se gjithash besimtarët katolik këtë lajm e pritën me ngazëllim të madh.

MESHA E SHENJTË E PAPA FRANÇESKUT NË SHESHIN “MAQEDONIA” SHKUP

Meshën e shenjtë do të mund ta përcjellin të gjithë qytetarët e interesuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarë të tjerë nga bota, të cilët paraprakisht do të paraqiten dhe do të marrin biletat hyrëse.

TAKIM NDËRFETAR DHE EKUMENIK ME TË RINJTË

Në këtë takim ndërfetar dhe ekumenik të të rinjve me Papa Françeskun do të mund të marrin pjesë të gjithë të rinjtë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga e gjithë bota, të cilët paraprakisht do të paraqiten dhe do të marrin bileta hyrëse.

TAKIMI ME PRIFTËRINJTË, FAMILJET E TYRE DHE BESIMTARËT

Në takimin e Papës Françesku me besimtarët do të mund të marrin pjesë ipeshkvit, priftërinjtë (dhe familjet e tyre), murgjit, murgeshat dhe gjakonët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga e gjithë bota, të cilët paraprakisht do të paraqiten dhe do të marrin bileta hyrëse.