Apeli i Ipeshkvit Kiro Stojanov me Rastin e Vizitës së Papës Françesku

Të dashur besimtarë dhe të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Lajmin për arritjen e Atit të Shenjtë për vizitën në vendin tonë e prita me gëzim të madh dhe falënderim ndaj Zotit, Hyjit tonë, besoj se edhe qytetarët e vendit tonë, para se gjithash besimtarët katolik këtë lajm e pritën me ngazëllim të madh. Vlerësoj se Ati i Shenjtë Papa Françesku kuptoi nevojën e Kishës dhe popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për inkurajimin e tyre.

Papa Françesku që nga fillimi shprehu afërsinë e tij dhe mirëkuptimin ndaj nesh duke pritur çdo vit në Audiencë edhe Delegacionin shtetëror- fetar për nder të kremtimit të Shën Qirilit, në Romë.

Besoj se ardhja e tij në kryeqytetin e shtetit dhe vendlindjen e Shenjtërisë së saj Nënë Tereza- Shkup ka një simbolikë të veçantë. Gjithashtu besoj se edhe mesazhet gjatë vizitës së tij do të japin nxitjen e fuqishme të ripërtëritjes shpirtërore aq të nevojshme të shoqërisë sonë. Kjo do të na ndihmojë ta kuptojmë dhe ta pranojmë faktin se të gjithë edhe si njerëz edhe si besimtarë jemi të përgjegjshëm për ndërtimin e paqes dhe ardhmërinë fatlume në mesin e besimtarëve, qytetarëve dhe popujve të atdheut tonë të dashur.

Prandaj ftoj të gjithë besimtarët katolik dhe njerëzit me vullnet të mirë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, edhe nga vendet fqinje, në lutje dhe përgatitje shpirtërore për këtë vizitë kaq të vlefshme të Atit të Shenjtë, Papa Françesku fjala apostolike dhe autoriteti, morali i të cilit, ditët e sotme është i pakontestueshëm.