TAKIMI ME PRIFTËRINJTË, FAMILJET E TYRE DHE BESIMTARËT

Në Katedrale do të mund të hyjnë vetëm: ipeshkvit, priftërinjtë (dhe familjet e tyre) murgjit dhe murgeshat, gjakonët, të cilët janë të paraqitur për këtë ngjarje me dëftimin e biletës hyrëse.

Të gjithë pjesëmarrësit e takimit në Katedralen “Zemra e Shenjtë e Krishtit” më së voni duhet të jenë deri në ora 15:30 p.m.

Rekomandime për Autoritetet Fetare

Në Katedrale do të mund të hyjnë vetëm: ipeshkvit, priftërinjtë (dhe familjet e tyre) murgjit dhe murgeshat, gjakonët, të cilët janë të paraqitur për këtë ngjarje me dëftimin e biletës hyrëse. Të gjithë pjesëmarrësit e takimit në Katedralen “Zemra e Shenjtë e Krishtit” më së voni duhet të jenë deri në ora 15:30 p.m.

Qytetarët e huaj duhet të plotësojnë aplikacionin më poshtë, dhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë Veriore, regjistrimi hapet më 22 prill, në vendet e listuara më poshtë.

Famullitë katolike:

  • Shkup: Katedralja “Zemra e Shenjtë e Krishtit”
  • Strumicë: Katedralja “Zonja e Bekuar” dhe “Shën Gjon Pagëzuesi”
  • Rajoni i Strumicës: Radovo, Sekrinik, Nova Maala, Petralincë, Saraj, Çanaklia
  • Gjevgjeli
  • Bogdanci
  • Kumanovë
  • Shtip
  • Manastir
  • Ohër

Peshkopët, priftërinjtë (dhe familjet e tyre), murgjit, murgeshat dhe teologët nga Republika e Maqedonisë Veriore dhe bota që do të nënshkruajnë dhe marrin një biletë do të jenë në gjendje të marrin pjesë në takimin e Papa Françeskut me të bekuarit. Biletat janë falas për të gjithë. Për qytetarët e Republikës së Maqedonisë Veriore, regjistrimi hapet më 22 prill, në vendet e mëposhtme:

Rekomandimet për Autoritet Fetare

  • çdo prift duhet të ketë me vete veshjen e përshtatshme liturgjike për celebrim; albi dhe shtola me ngjyrë të bardhë pa të cilën nuk mund të marrë pjesë në meshë;
  • priftërinjtë pjesëmarrës gjatë meshës e kanë të ndaluar përdorimin e çdo mjeti filmimi- inçizmi, siç janë celularët, kamerat etj.;
  • të gjithë ipeshkvit dhe priftërinjtë të cilët marrin pjesë në “Meshën e Shenjtë” duhet të jenë të pranishëm në hapësirën për priftërinjtë (menjëherë pranë skenës) ku përgatiten për Meshën e Shenjtë;
  • të gjitha rekomandimet të cilat iu drejtohen pjesëmarrësve të tjerë, gjithashtu vlejnë edhe për autoritetet kishtare, me theks të veçantë në respektimin e obligueshëm të rregullave liturgjike dhe rregullave aktuale të Zyrës së Vatikanit për përgatitjet liturgjike të udhëtimeve të Papës;

UDHËZIME ME RASTIN E АRDHJES SË PAPA FRANÇESKU NË SHKUP MË 7 MAJ 2019

  1. Ju informojmë se autobusët dhe automobilat personal[ të kenë shenjë për tu dalluar (rekomandojmë që të jetë logoja zyrtare e vizitës). Në hyrjet e qytetit do të ketë policë të cilët do t’iu orientojnë drejt parkingjeve, ku do t’ju presin vullnetarë dhe nëse keni nevojë do t’iu udhëzojnë nga sheshi ku mbahet Mesha e Shenjtë e Papës Françesku. Përveçse në parking, automobilat personal do të mund t’i parkoni edhe në vende të tjera, me udhëzim të policëve.
  2. Pjesëmarrësit duhet të arrijnë në Shkup më së voni në ora 6:00 a.m. Në këtë kohë duhet të arrihet për shkak të kontrolleve të sigurisë, të cilat do të bëhen nëpër rrugë, ndërsa nga ora 7:00 a.m, rrugët në pjesën qendrore të qytetit do të jenë të mbyllura për komunikacion.
  3. Hyrja në hapësirat ku mbahet Mesha e Shenjtë do të jetë e hapur nga ora 6:00 a.m deri në orën 9:00 a.m dhe të gjithë pjesëmarrësit e paraqitur deri në këtë kohë duhet të jenë në shesh.
  4. Në Sheshin “Maqedonia” ku mbahet Mesha e Shenjtë, do të mund të hyjnë vetëm pjesëmarrësit e paraqitur me bileta, të cilat paraprakisht i kanë marrë gjatë regjistrimit ose nga udhëheqësi i grupit.
  5. Para hyrjes në vendin e mbajtjes së Meshës së Shenjtë do të ketë kontroll policor, ku çdo i pranishëm duhet ta respektojë sjelljen dhe rregullat e parapara.

Është e ndaluar:

  • mbajtja e mjeteve eksplozive, mjetet piroteknike (shkrepse, pushkaliqe, shashka, kapsolla, fishekzjarre etj.) tretje dhe substanca djegëse, spërkatës dhe shishe me presion, armë zjarri dhe armë të ftohta (thika, të gjitha llojet e gjësendeve metalike, shufra, thupra, zinxhirë, gërshërë, brisqe, komplete për manykir, takëm për ushqim etj.);
  • gjësende të përshtatshme për lëndim dhe vetëlëndim;
  • ushqime dhe pije me ambalazhime metalike dhe qelqi:
  • të gjitha llojet e pijeve alkoolike dhe çadra;
  • transparente dhe flamuj me dimensione të mëdha,

Të gjithë pjesëmarrësit me vete duhet të kenë:

  • biletat hyrëse dhe dokumentet personale identifikuese (priftërinjtë dhe besimtarët/ pjesëmarrësit): letërnjoftim (për pjesëmarrësit nga Maqedonia) ose pasaportë (për pjesëmarrësit jashtë Maqedonisë);
  • librezën e shëndetësisë dhe historia e sëmundjes për të sëmurit kronik, edhe medikamentet e domosdoshme të cilat i përdorin;
  • ujë, lëngje freskuese me ambalazhim plastik të tejdukshëm, nëse merrni ushqim ai duhet të jetë me ambalazhim kartoni ose letre;
  • rekomandojmë mantel kundër shiut, për mbrojtje nga reshjet eventuale;

Rekomandime

  • të pranishmit me vete duhet të mos mbajnë shuma të mëdha parash ose mjete me vlerë të lartë, për shkak të mundësisë së plaçkitjes ose humbjes së tyre;
  • të përcillet parashikimi i motit dhe të kenë veshjen e përshtatshme konform motit dhe rregullave të Kodit të veshjes për kremtën e “Meshës së Shenjtë”;
  • të respektohen udhëzimet e dhëna të udhëheqësit të programit, vullnetarëve dhe policisë;
  • nëse dikush ka nevojë për ndihmë shëndetësore duhet t’i drejtohet vullnetarit që ka më afër (i cili është me shenjë të dukshme).

Ju lutemi kujdesuni për higjienën në vendin ku qëndroni!