Qendra e Medias

Kjo faqe destinohet për të gjitha informacionet dhe risitë që kanë të bëjnë me vizitën apostolike të Papës Françesku në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Këtu mund t’i gjeni të gjitha komunikatat fotografitë, videot, si dhe informacionet më të hollësishme për punonjësit e mediave, lidhur me vizitën.

Informacione për mediat

Të gjithë punonjësit e akredituar të medias do të kenë qasshmëri në Qendrën e Medias, e cila me lokacion është qendrën e qytetit të Shkupit, në Shtëpinë e ARM-së.

Flickr link për fotografi: https://flic.kr/s/aHskR5ntVT

Transmetim i drejtpërdrejtë: https://youtu.be/6LGcbVMVqZA

 

Qendra e Medias është e pajisur me :

  • Internet
  • energji elektrike
  • transmetim të drejtpërdrejt nga Televizioni Shtetëror
  • hapësirë pune

Marrjen e akreditimin tuaj mund ta bëni më 5 dhe 6 maj nga Qendra e mediave e cila do të jetë e hapur për të gjithë përfaqësuesit e akredituar të mediave në ditët në vijim në intervalet kohore të mëposhtme:

  • 5 maj nga ora 15:00 deri në orën 22:00.
  • 6 maj nga ora 09: 00 deri në orën 24:00.
  • 7 maj nga ora 05:00 deri në orën 22:00.

*Ditët në të cilat mund të merrni akreditimet tuaja janë 5 dhe 6 maj (në oraret e lartpërmendura) sidomos për shkak të ndalesës dhe kufizimit të trafikut në zonën qendrore të Shkupit gjatë vizitës më 7 maj, e cila fillon në orën 6:00 të mëngjesit.

Më 7 maj, nëse arrini në Qendrën e mediave me automjet, ju mundësohet vend për parkim falas për automjetet tuaja në garazhin për parkim Shën Kirili dhe Metodi mbi marketin e Super Tinex, e cila gjendet në rr. Shën Kirili dhe Metodi.

Ju bëjmë thirrje që të përdorni transportin publik në Shkup (hekurudhor dhe autobus) i cili do të jetë falas për të gjithë qytetarët dhe vizitorët.

Agjenda e vizitës:

Në vazhdim ju dërgojmë axhendë të detajuar me oraret, për secilin lokacion në të cilin ju mundësohet qasje. Ju lutemi të respektoni oraret e mësipërme, pasi që lëvizja nëpër lokacionet do të jetë saktësisht e organizuar sipas axhendës së planifikuar. Zyrtarët për marrëdhënie me publikun do të jenë të pranishëm në çdo lokacion për të ndihmuar lëvizjen dhe pozicionimin tuaj.

1. Vendi: “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup” – Pritjesolemneme roje nderi të armatës

Të gjithë përfaqësuesit e mediave të cilët planifikojnë të ndjekin pritjen solemne në “Aeroportin Ndërkombëtar Shkup”, është e nevojshme të arrijnë në vendndodhje më së voni deri në ora 06:00 të mëngjesit.

*Vini re: Të gjithë përfaqësuesit e mediave që planifikojnë të ndjekin pritjen solemne në aeroport nuk do të mund të arrijnë në lokacionin me numër 2 – Villa Vodno

2. Vendi: Platformë në pallatin presidencial, Villa Vodno – Ceremoni zyrtare

Të gjithë përfaqësuesit e mediave të cilat planifikojnë të ndjekin ceremoninë zyrtare menderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, është e nevojshme të arrijnë në platformën e Villa Vodno më së voni deri në ora 07:00 të mëngjesit. 

Pas ceremonisë zyrtare , përfaqësuesit e mediave do të kenë mundësinë të ndjekin fjalimin e Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut para autoriteteve shtetërore, shoqërisë civile dhe korrit diplomatik, në video bim në oborrin e pallatit. Përveç kësaj, do të ju mundësohet lidhje satelitore të cilin mund të përdorni për transmetim të drejtpërdrejtë. 

*Vini re: Të gjithë përfaqësuesit e mediave që planifikojnë të ndjekin ceremoninë zyrtare në pallatin presidencial nuk do të mund të arrijnë në lokacionin me numër 4 – Sheshi Maqedoni.

3. Vendi:Takim me krerët fetarë nështëpinë përkujtimore të Shën Nënës Terezë – nuk mundësohet qasje për mediat

*Për të gjitha televizionet kombëtare do të mundësohet qasje nga Qendra e mediave në dy pozicione për stand up:

  1. Ballkoni i Qendës për mediat dhe
  2. Platforma e Qendrës për mediat – këndi për shtyp (press corner)

Të gjithë përfaqësuesve të mediave do të ju mundësohet qasje në link satelitor të cilin mund ta përdorni për transmetim të drejtëpërdrejtë nga vizita e Shtëpisë Përkujtimore të Shën Nënës Terezë dhe takimi i Shenjtërisë së Tij me krerët fetarë dhe të afërmit e Shën Nënës Terezë. 

Pas takimit me krerët fetarë, në amfiteatrin prapa Shtëpisë Përkujtimore të Shën Nënës Terezë, Papa Françesku do të ketë takim me grupe socio-ekonomikisht të prekura.

(Do të mundësohet përkthim në gjuhën maqedonase)

4. Vendi: Sheshi “Maqedonia” – Liturgjia e Shenjtë

Pasi që në zonën e kufizuar do të ketë lëvizje të kufizuar të këmbësorëve, nisja për kameramanët dhe fotografët drejt pozitave në Liturgjinë e Shenjtë në shesh do të bëhet nga Qendra për mediat në katër turne të organizuara edhe atë:

  1. Grupi i parë niset nga Qendra e mediave në ora 8:15.
  2. Grupi i dytë niset nga Qendra e mediave  në 08:30.
  3. Grupi i tretë niset nga Qendra e mediave në 08:45.
  4. Grupi i katërt dhe i fundit niset nga Qendra e mediave në orën 09:00.

Gjatë Liturgjisë së Shenjtë, të gjithë kameramanëve dhe fotografëve do të ju mundësohet qasje në platformat speciale të vendosura në dy anët e skenës.

Të gjithë përfaqësuesit e tjerë të mediave (gazetarë, kryeredaktorë) do të kenë mundësi të ndjekin Liturgjinë në shesh në mesin e qytetarëve të tjerë duke treguar akreditimin gjatë hyrjes në zonën e sigurimit. Përveç kësaj, Liturgjia e Shenjtë mund të ndiqet nga transmetimi i drejtëpërdrejtë në Qendrën e mediave.

Sipas protokollit, gjatë kremtimit të Liturgjisë së Shenjtë, nuk do të ketë mundësi për transmetim të drejtpërdrejtë në platformat për kameramanët dhe fotoreporterët. Mundësi e tillë ekziston vetëm jashtë hapësirave të mbyllura dhe zonës së siguruar në shesh, si dhe përpara Qendrës së mediave.

5. Vendi: Kisha Katolike/ Qendra Baritore- Takim ekumenik dhe ndërfetar me të rinjtë

Të gjithë përfaqësuesit e televizioneve kombëtare të cilët planifikojnë të ndjekin takimin ndërfetar me të rinjtë duhet të mbërrijnë në Qendrën Baritore më së voni deri në ora 15:00.

*Vini re: Të gjithë përfaqësuesit e televizioneve kombëtare të cilët planifikojnë të marrin pjesë në takimin ekumenik dhe ndërfetar me të rinjtë, nuk do të mund të arrijnë në lokacionin me numër 7 – vajtje në aeroportin ndërkombëtar.

6. Vendi: Kisha Katolike / Qendra Baritore – Takimi me priftërinjtë dhe familjet e tyre– nuk mundësohet qasje për mediat

Të gjithë përfaqësueit e mediave do të kenë qasje në lidhje satelitore që mund të përdoret për transmetim të drejtpërdrejtë nga takimi me priftërinjtë dhe familjet e tyre.

7. Vendi: “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup” – Vajtja e shenjtërisë së Tij Papa Françesku, përcjellja me gardë ushtarake nderi

Të gjithë përfaqësuesit e mediave të cilët planifikojnë të marrin pjesë në përcjelljen solemne në “Aeroportin Ndërkombëtar Shkup”, është e nevojshme të arrijnë në lokacion më së voni deri në ora 16:00.

Komunikatat dhe njoftimet e mediave

Takimi ndërfetar dhe ekumenik i Shenjtërisë së Tij Papa Françesku me të rinjtë dhe priftërinjtë: Historinë e shkruajnë ata të cilët nuk kanë frikë jetën e tyre ta harxhojnë për dashurinë ndaj të arëfmve

Kryepeshkopi i Kishës Katolike Romake, Papa Françesku në kuadër të vizitës historike në shtetin tonë, Maqedonia e Veriut pas Meshës së Shenjtë,celebrimi i së cilës u bë në Sheshin “Maqedonia”, në Famullinë “Zemra e Krishtit” kishte takimin ndërfetar dhe ekumenik me të...

Shkëlqesia e tij Papa Françesku në Qendrën Perkujtimore,”Nënë Tereza”: Shën Nënë Tereza lutu për këtë qytet, për këtë popull për këtë kishë dhe për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të ndjekin Krishtin

Kryepeshkopi i kishës Katolike Romake, Papa Françesku në kuadër të vizitës Apostolike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pas pritjes zyrtare  dhe takimin me përfaqësuesit e kreut shtetëror, Presidentin e shtetit Gjorgje Ivanov dhe Kryetarin e Qeverisë, Zoran...

Papa Françesku mori pjesë në celebrimin e Meshës së Shenjtë në Sheshin “Maqedonia”: Të jemi pjesë e mrekullisë së Perëndisë i cili dëshiron të arrijë dhe të prek çdo cep të këtij qytetit, të këtij vendi me përkëdhelje dhe ngushëllim

Programi  përmbajtës qendror nga vizita apostolike e Shenjtërisë së tij Papa Françesku në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mesha e shenjtë u bë në Sheshin “Maqedonia”, në praninë e përfaqësuesve të lartë shtetërore, në mesin e të cilëve presidenti Gjorgje...

Kryeministri Zaev realizoi takim me Shkëlqesinë e tij Papa Françeskun

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Shkëlqësia e Tij Papa Françesku, realizuan takim të ndarë në kuadër të programit të vizitës Apostolike të Shkëlqësisë së  Tij dhe Klerik i parë i Kishës Katolike. Në takim, edhe një herë u...