Rregulla të posaçme për qarkullimin е automobilave dhe këmbësorëve gjatë vizitës së Papa Françeskut, më 7 maj 2019

Gjatë vizitës Apostolike të Papa Françeskut, në territorin e Qytetit të Shkupit do të zbatohen rregulla të posaçme për qarkullimin e automobilave dhe këmbësorëve nëpër Shkup.

Gjithashtu, informojmë se 7 maji është ditë pune, ku të gjithë kapaciteteve shtetëror dhe privat do t’iu sigurohen kushtet e duhura të punës.

Rregullat e posaçme do të vlejnë:

06:00ч – 19:00ч

Apelojmë qytetarët të:

  1. përdorin transportin publik falas;
  2. udhëtojnë falas me tren deri në Shkup (nëse mundeni);
  3. respektojnë  sinjalizimin e vendosur të komunikacionit.

Qasshmëria për automjetet, biçikletat, mopedët etj. janë të ndaluar në zonën e sigurisë.

p

Transport publik falas

 Më 7 maj transporti urban në Shkup do të jetë falas për të gjithë qytetarët dhe vizitorët. Apelojmë që në 7 maj të përdoret transporti publik.

A

Transport hekurudhor falas

Më 7 maj transporti interurban me tren do të jetë fals. Apelojmë qytetarët të cilët vijnë në Shkup të kontrollojnë orarin e trenave dhe të udhëtojnë me tren.

s

Parkim falas në Shkup

Më 6 maj pas orës 17:00 dhe të nesërmen më 7 maj, parkingjet në Shkup do të jenë falas. Apelojmë që parkimin e automjeteve ta bëni jashtë qendrës së Shkupit, me qëllim që komunikacioni të zhvillohet pa pengesa.

Rregulla të posaçme për lëvizjen e këmbësorëve në zonën e qytetit të Shkupit më 07.05.2019

Gjatë vizitës apostolike të Papës Françesku në Republikën e Maqedonisë së Veriut, lëvizja në qendrën e qytetit, për të gjithë qytetarët do të jetë pa pengesa, por e ngadalësuar, sepse brezi i rezervuar do të jetë zonë me siguri të lartë.

Të gjithë qytetarët që do të hynë në këtë zonë gjatë periudhës prej orës 6:00 deri në orën 07.05.2019 do të duhet të identifikohen me dokumente të vlefshme të identifikimit dhe të kalojnë në kontrollin e sigurisë.

Dhe për këtë apelojmë, të gjithë qytetarët të cilët punojnë në këtë zonë, nga shtëpitë e tyre të dalin 30 minuta më herët se zakonisht, me qëllim me kohë të arrijnë në punë.

Në këtë zonë qasshmëri do të ketë nëpërmjet 9 hyrjeve në të cilat MPB-ja do të bëjë kontroll sigurie të të gjithë qytetarëve, si dhe kontrollin e letërnjoftimit ose pasaportës. Këto do jenë hyrjet e vetme ku do të mund qytetarët të shkojnë drejt Sheshit “Maqedonia”:

Hyrja 1 te Gjykata Kushtetuese në rr. “Orce Nikolov”
Hyeja 2 te Hoteli “Merriot” në rr. “Maksim Gorki”
Hyrja 3 te Kafeneja “Trend” në rr. “Nikola Vapcarov”
Hyrja 4 te Ministria e Drejtësisë në rr. “Dimitrie Çupovski”
Hyrja 5 te Ministria e Financave në rr. “Dame Gruev”
Hyja 6 te Enti i Statistikës në rr. “Dame Gruev”
Hyrja 7 te Pellagonia në rr. “Dimitrie Çupovski”
Hyrja 8 te “Porta Maqedonia” në rr. “11 Tetori”

Urat për këmbësorë mbi lumin Vardar ( “Ura e Gurit”, “Ura Sy” dhe “Ura e Artit”) krejtësisht do të jenë të mbyllura për qarkullim, si dhe Keji “13 Nëntori” nga të dyja anët e lumit.

Rregulla të posaçme të qarkullimit të automobilave në qendrën e Shkupit

Në zonën e qendrës së Shkupit, më saktë lokacioni “Unaza e madhe “, më 7 maj nga ora 6:00 deri në orën 19: 00 do të ketë kufizime të komunikacionit dhe do të orientohet në pjesët tjera të trafikut rreth Qendrës së Shkupit, me qëllim të ftuarit të lëvizin pa ndalesa.

Gjatë kësaj periudhe kohore do të formohet “Zona kufizuese” e qarkullimit dhe këto rrugë të komunikacionit për automobilat do të jenë krejtësisht të mbyllura: “11 Tetori” nga udhëkryqi me bul. “Koço Racin” deri në udhëkryqin me rrugën “Dimitrie Çupovski”, rr. “Dame Gruev”, rr. “Maqedonia”, rr. “Vasil Glavinov”, rr. “Filpi i Dytë Maqedonas”, rr. “Shën Kliment i Ohrit” dhe rr. “Iljo Vojvoda”.

Komunikacioni do të jetë i mbyllur në bul. “Nënë Tereza” ( ish “Vodnjanska”) me kohëzgjatje nga ora 08:15- 10:00 dhe apelojmë që ë gjithë qytetarët që përdorin këtë linjë trafiku për të shkuar deri në vendin e tyre të punës, ta realizojnë deri në orën 08.00.

Komunikacioni nuk do të ketë ndalesa edhe pas orës 08:15,por do të përdoren rrugët dytësore, të cilat do të rekomandohen nga punonjësit e policisë.

Ministria e Punëve të Brendshme ka të drejtën për stacionimin (ndalesën) e komunikacionit me interval të shkurtër kohor edhe të komunikacioneve të tjerë, gjatë lëvizjes së Papës Françesku nëpër Shkup.

Komunikacioni do të jetë i lejuar për automjetet në këto vende: bul. “Koço Racion”, rr. “11 Tetori” nga udhëkryqi me bul. “Koço Racin” deri në udhëkryqin me bul. “Boris Trajkovski”, rr.”Shën Kirili dhe Metodi”, rr. “Shën Klimenti i Ohrit”, bul. “Aradhet Partizane”, bul. “Ilinden”, rr. “Samovila” dhe bul. “Goce Delçev”.

Rregulla të posaçme të qarkullimit të automjeteve nga Aeroporti i Shkupit deri në Qytetin e Shkupit

Në intervalin kohor nga ora 07:3o- 09:30, si dhe nga ora 17:00- 18:00, qarkullimi nëpërmjet bul. “Aleksandër Makedonskit” nga Avtokomanda deri në Aeroportin e Shkupit, do të jetë i mbyllur në të dyja drejtimet e do të udhëzohet nëpër rrugët e tjera të komunikacionit.

Në aksin rrugor Veles-Shkup, gjatë këtij intervali kohor, komunikacionin për hyrje- dalje nga Shkupi do të zhvillohet nëpërmjet trasesë Milladinovci – Idrizovë- Maxhari.

Në aksin rrugor Kumanovë- Shkup, në mbikalimin f. Milladinovci, komunikacioni do të udhëzohet drejt qarkores së Shkupit, ku hyrja e parë e lejuar në qytetin e Shkupit do të jetë qarkorja në Radishan. Në autostradën A1, aksin Kumanovë-Veles, do të ketë ndalesë të përkohshme të komunikacionit, në të dy intervalet e caktuara kohore.

Të gjithë qytetarëve që planifikojnë të kalojnë nëpër këto tre drejtime rrugore të nisen 1 orë përpara nga koha e planifikuar, sepse qarkullimi nëpër rrugët sporadike mund të zgjas më shumë sesa është planifikuar. E njëjta vlen edhe për qytetarët të cilët më 07.05.2019 kanë fluturim të caktuar në Aeroportin e Shkupit.

Informacione të rezidentë dhe persona të cilët punojnë në zonën e sigurisë

Qytetarët të cilët jetojnë në zonën e sigurisë ( ashtuquajturën “Unaza e Madhe” nëse dëshirojnë t’i shfrytëzojnë automjetet e tyre më 7 maj, apelojmë që më 6 maj t’i parkojnë jashtë zonës. Në të kundërtën nuk do të mund t’i nxjerrin nga zona gjatë kohës së regjimit të posaçëm të komunikacionit nga ora 06:00 -19:00 në 7 maj. Kujtojë se parkingjet e qytetit në 6 maj nga ora 17:00 do të jenë falas.

Të gjithë qytetarët që kanë qasshmëri pa ndalesa, deri në vendbanimet e tyre, përkatësisht vendet e tyre të punës, nëpërmjet kalimit në njërën nga hyrjet e përcaktuara. E domosdoshme të gjithë të kenë me vete dokument identifikimi. Në zonë do të ketë qasshmëri në të gjitha lokacionet, përveç se në zonën e mbyllur në Shesh, për të cilën duhet me patjetër të kenë biletë për të marrë pjesën në Meshën e Shenjtë.